Ndërlidhjet

PRISHTINË


Deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë paraqitur ne seancën e sotme kërkesat e partive politike në Viti dhe Gjilan për të organizuar referendum dhe për t’u deklaruar kundër decentralizimit. Kjo kërkesë nuk është miratuar, ashtu sikurse edhe kërkesa për të debatuar mbi situatën politike në Mitrovicë.
Kuvendi i Kosovës po shqyrton sot një mori projektligjesh. Pritet që të miratohet projektligji mbi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ligj ky që bën pjesë në 13 pikat e kërkuara që të përmbushen nga Grupi i Kontaktit.
XS
SM
MD
LG