Ndërlidhjet

TBILISI


Presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili tha se aeroporti në Tbilisi më nuk do të pranojë aeroplanë transportues rusë që bartin gjeorgjianë të deportuar nga Rusia.
Javën e kaluar Rusia deportoi mbi 130 gjeorgjianë nën akuzat për imigrim ilegal.
Saakashvili tha se të deportuarit duhet transportuar me aeroplane udhëtarësh, e jo si bagëti.
Ai gjithashtu tha se Gjeorgjia shqyrton që rastin e Rusisë ta nxjerrë para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
XS
SM
MD
LG