Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i SHBA, George Bush e ka dënuar provën e sotme bërthamore të Koresë së Veriut, duke e cilësuar si "akt provokativ". Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, ai tha se Kina, Koreja e Jugut, Rusia dhe Japonia janë dakorduar për aksion të koordinuar.
Bush gjithashtu i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të veprojë menjëherë.
"Shtetet e Bashkuara e dënojnë këtë akt provokativ. Edhe një herë, Koreja e Veriut e ka sfiduar vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare, dhe bashkësia ndërkombëtare do të përgjigjet. Kjo është konfirmuar në bisedimet që sot i pata me liderët e Kinës, Koresë së Jugut, Rusisë dhe Japonisë", tha presidenti Bush.
Ai i bëri këto vërejtje pak pasi Këshilli i Sigurimit u mblodh urgjentisht për të diskutuar provën bërthamore verikoreane.
XS
SM
MD
LG