Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Ambasadori i Francës në Kombet e Bashkuara Jean Marc de la Sabliere tha se Këshilli i Sigurimit duhet të miratojë një rezolutë obligative për Korenë e Veriut, e cila do përfshinte edhe sanksione.
"Kjo është një çështje shumë serioze, e cila e rrezikon qartë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Besojmë se Këshilli i Sigurimit duhet të reagojë shumë shpejtë", tha Sabliere.
"Mendoj se duhet të reagojmë me vendosmëri, por në anën tjetër gjithashtu besoj se ende mbetet qëllimi që këtë çështje ta zgjidhim nga pikëpamja diplomatike", tha ambasadori kinez në KB, Wang Guangya.
Pas konsultimeve joformale të Këshillit të Sigurimit, u prononcua ambasadori amerikan John Bolton.
"Isha shumë i impresionuar nga unanimiteti i Këshillit të Sigurimit, për t'u përgjigjur fuqishëm ndaj asaj që të gjithë e vlerësuan si kërcënim për paqen dhe sigurinë", tha Bolton.
XS
SM
MD
LG