Ndërlidhjet

PRAGË


Japonia e ka cilësuar hapin e Koresë së Veriut si kërcënim për stabilitetin rajonal.
"Ky s'është kërcënim vetëm për vendin tonë por edhe vendet tjera aziatike dhe bashkësinë ndërkombëtare", tha sekretari i kabinetit, Yasuhisa Shiozaki. Japonia tha se Tokio dhe Shtetet e Bashkuara duhet t'i japin shtysë ndërtimit të sistemit mbrojtës raketor.
Në Londër, kryeministri britanik Tony Blair i cilësoi "plotësisht të papërgjegjshme" provat në fjalë, ndërsa Sekretarja e Jashtme Margaret Beckett deklaroi se
"Mbretëria e Bashkuar do të kërkojë përgjigje të fuqishme në bazë të Kapitullit 7 të Kartës së KB. Kjo nënkupton që do të kërkojmë sanksione kundër Koresë së Veriut".
Në Bruksel reagoi kreu i aleancës veriatlantike.
"Në emër të NATO-s, nuk mund të them gjë tjetër përveç ta dënoj këtë akt e ta quaj të papranueshëm", tha sekretari i përgjithshëm, Jaap De Hoop Scheffer.
Rusia tha se prova ka shkaktuar "dëm të madh".
"Rusia sigurisht që dënon provën bërthamore në Korenë Veriore. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Korenë. Dëm i jashtzakonshëm i është shkaktuar procesit të mospërhapjes së armëve bërthamore", tha presidenti rus Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG