Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë presidentit amerikan George Bush se autoritetet e Rusisë do të bëjnë gjithçka për t'i gjetur vrasësit e gazetares Anna Politkovskaya.
Kremlini tha se Putini e bëri këtë zotim sot gjatë një bisede telefonike me presidentin Bush.
Ky ishte prononcimi i parë publik i presidentit rus për vrasjen e Politkovskaya, e cila shkruante për abuzimin e të drejtave të njeriut ndaj civilëve në Çeçeni.
Sot edhe Bashkimi Evropian kërkoi hetime të plota për vrasjen e gazetares, ndërsa Gjermania tha se është përgjegjësi e qeverisë Rusisë që të pengojë përhapjen e "klimës së frikës".
Vrasjen e gazetares ruse e ka dënuar edhe Radio Evropa e Lirë. Ushtruesi i detyrës së presidentit Jeff Trimble, tha se Politkovskaya shpesh ka qenë e pranishme në programet ruse të radios, ndërsa intervistën e fundit e dha dy ditë para vrasjes.
Humbja e Politkovskaya është tragjedi për popullin e Rusisë, goditje për lirinë e fjalës dhe kthim prapa për kauzën e gazetarisë së lirë e të ndershme, thuhet në reagimin e REL.
XS
SM
MD
LG