Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Gjykata e Beogradit i ka dënuar 3 persona me nga 30 vjet burg për vrasjen e liderit të paramilitarëve serb Zheljko Rashnjatoviç-Arkan.
Gjykata tha se Dobrosav Gavriç, Milan Gjurishiç dhe Dragan Nikoliç janë fajtorë për vrasjen e udhëheqësit të "Tigrave" në janar të vitit 2001. Pesë të akuzuarit tjerë u dënuan me 3 deri 9 vjet burg.
Në vitin 1999, Arkan u akuzua nga Tribunali i Hagës se ka urdhëruar masakrën e mijëra boshnjakëve gjatë luftës në Bosnje.
XS
SM
MD
LG