Ndërlidhjet

MOSKË/TBILISI


Rusia ka deportuar 119 gjeorgjianë duke i akuzuar si imigrantë ilegal. Është ky grupi i dytë, brenda javës, i gjeorgjianëve të larguar nga Rusia. Deportimi është rezultat i krizës së marrëdhënieve bilaterale mes Rusisë dhe Gjeorgjisë, pas arrestimit të 4 oficerëve rusë për spiunazh.
Ndërkohë, autoritetet gjeorgjiane njoftuan për plagosjen e dy policëve pasi sulmues të armatosur kishin shtënë në drejtim të tyre në një fshat të rajonit të shkëputur të Osetisë Jugore. Zyrtarë të Gjeorgjisë e vlerësuan si akt provokativ të separatistëve.
XS
SM
MD
LG