Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioneri për Zgjerim Oli Rehn ka thënë sot se "për BE-në është më e rëndësishme që nga procesi për statusin e Kosovës të dal një zgjidhje e qartë e statusit".
Ai tha se për "Bashkimin Evropian, qartësia e statusit është e domosdoshme në mënyrë që edhe me Kosovën, BE-ja të mund të ketë raporte kontraktuale dhe të nënshkruajë marrëveshje të Stabilizim Asociimit. Qartësia është fjala kyçe për Evropën kur është fjala për statusin e Kosovës, unë e kam thënë këtë edhe në takimin e fundit të Grupit të Kontaktit e kam thënë edhe në takim me presidentin Ahtisaari dhe e përsëris, se Kosova duhet të ketë një status të qartë, para së gjithash legalisht të qartë", ka thënë komisioneri Oli Rehn. Ai më tej ka shpjeguar se me fjalën status të qartë, mendon në "nevojën që Kosova të ketë mundësi të negociojë dhe të nënshkruajë marrëveshje me BE-në dhe me institucionet tjera ndërkombëtare".
XS
SM
MD
LG