Ndërlidhjet

DRESDEN/MOSKË


Presidenti rus Vladimir Putin, në një deklaratë, tre ditë pas vrasjes së gazetarës Anna Politkovskaya, ka premtuar hetime të plota.
Ndërkaq gjatë qëndrimit të sotëm në Dresden, lidhur me vrasjen e gazetarës, Putin tha.
"Është e vërtet se gazetarja ka qenë një kritike e ashpër e pushtetit aktual në Rusi. Por, mendoj se gazetarët duhet ta dijnë, mbase ekspertët e kuptojnë më mirë që shkalla e ndikimit të saj në jetën politike në Rusi ishte tejet e pa rëndësishme", ka thënë Putin duke shtuar se ajo ka qenë e njohur në mesin e aktivistëve për të drejtat e njeriut në Perendim.
Pas takimit me presidentin rus, kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu keqardhje për vrasjen e gazetares ruse.
"E kam bërë të qartë se vrasja e gazetarës ruse, na ka shqetësuar thellë, dhe se duhet vazhduar hetimet e plota që të gjinden shkaqet ngase simbolikisht ky gjest shqetëson lirinë e shtypit", tha Merkel.
Gjatë ditës, qindra njerëz, nderuan për herë të fundit gazetarën e njohur ruse Anna Politkovskaya, e cila u vra të shtunën në banesën e saj në Moskë.
Në ceremoninë e varrimit mori pjesë edhe ambasadori amerikan Uilliam Burns, ndërsa nuk ishte i pranishëm asnjë zyrtar rus.
XS
SM
MD
LG