Ndërlidhjet

PRAGË


Kina iu bashkangjit fuqive botërore në kërkesat për një përgjigje më të ashpër ndaj Koresë e Veriut pas provës bërthamore të së hënës. Kina tha se nuk i përjashton sanksionet, por kundërshton një aksion ushtarak. Qëndrim të ngjashëm ka edhe Moska.
Sot televizioni kombëtar japonez NHK njoftoi se Koreja e Veriut mund të ketë kryer edhe një provë tjetër bërthamore, por zyrtarët jugkoreanë, japonezë dhe amerikanë thanë se nuk ka dëshmi për këtë.
Ndërkohë Human Rights Watch bëri thirrje të mos ndërpriten ndihmat humanitare për Korenë e Veriut, sepse miliona njerëz mund të rrezikohen nga uria.
XS
SM
MD
LG