Ndërlidhjet

MOSKË


Aktivistët për të Drejtat e Njeriut dhe kolegët e gazetares së vrarë Anna Politkovskaya kanë reaguar ashpër ndaj komenteve të presidentit rus.
Vladimir Putin premtoi dje se vrasësit e gazetares nuk do të mbeten pa u ndëshkuar, por gjithashtu tha se "aftësia e saj për të ndikuar në jetën politike të Rusisë ishte tejet e parëndësishme".
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë njoftoi se çështjen e gazetares Politkovskaya e ka ngritur edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush gjatë një bisede telefonike që të hënën ka zhvilluar me presidentin rus Putin.
XS
SM
MD
LG