Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


"UNMIK-u nuk e përkrah mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, por nuk do të pengojë votimet në atë referendum", thanë sot zyrtarë të UNMIK-ut.
Neeraj Singh, zëdhënës i UNMIK-ut, tha se ekziston një proces i Kombeve të Bashkuara për të përcaktuar statusin e Kosovës, prandaj referendumi i Serbisë nuk ka kurrfarë ndikimi.
"Referendumi nuk ka kurrfarë ndikimi mbi përcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës, pasi sipas rezolutës 1244, ky vendim do të merret nga Këshilli i Sigurimit", tha Neeraj Singh. Ai tha procesi i statusit udhëhequr nga Ahtisari është duke vazhduar dhe është i vetmi proces për të përcaktuar statusin dhe UNMIK-u do të ofrojë gjithë mbështetjen e mundur vetëm për atë proces.
Udhëheqës të Listës Serbe thonë se referendumi është përpjekje për të forcuar pozitat negociuese të Serbisë në procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG