Ndërlidhjet

NJU JORK


Një aeroplan i vogël është përplasur sot me një ndërtesë në Manhatan të Nju Jorkut, por zyrtarë amerikanë thonë se nuk ka të dhëna që incidenti të jetë i ndërlidhur me terrorizëm. Administrata Federale Amerikane e Aviacionit deklaroi se në këtë përplasje nuk është i involvuar ndonjë aeroplan që ishte i paraparë në agjendën e fluturimeve. Agjencia Reuters, transmetoi fjalët e një zyrtari amerikan të jetë thënë se "nuk ka arsye të besojë se kjo përplasje është e ndërlidhur me terrorizëm". Agjencia FP ndërkaq, transmeton lajmin e rrjetit televiziv Fox News se nga kjo përplasje janë vrarë dy persona.
XS
SM
MD
LG