Ndërlidhjet

BRUKSEL


Anëtari i Ekipit Negociator të Kosovës dhe kryetari i partisë ORA, Veton Surroi sot në Bruksel u takua me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana.
Pas takimit, zoti Surroi tha se nga zyrtari i lartë i BE-së ka kërkuar që sa më parë të zgjidhet statusi i Kosovës. Zëdhënësja Kristina Galak ka thënë se zoti Solana i ka thënë Veton Surroit se lidhur me afatet për procesin e statusit i takon të dërguarit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari, që të vendosë se kur do ta paraqesë dokumentin.
XS
SM
MD
LG