Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oli Rehn, deklaroi se "shtyrja e pa nevojshme e zgjidhjes së statusit të Kosovës, do të ishte e dëmshme për stabilitetin e Kosovës dhe gjithë rajonit". Ai më tutje tha se "i përkrahë përpjekjet e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme për Kosovën deri në fund të këtij viti". Rehn ka thënë se të gjitha palët e përfshira në këtë proces, e para së gjithash Prishtina dhe Beogradi duhet të veprojnë në mënyrë konstruktive për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme mbi bazën e parimeve të Grupit të Kontaktit". Këto komente ai i bëri gjatë fjalimit të tij në Komitetin Rajonal të BE-së.
XS
SM
MD
LG