Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL/GROZNY


Ligjëvënësit e Bashkimit Evropian kanë mbajtur sot një minutë heshtje në kujtim të gazetarës së vrarë ruse, Anna Politkovskaya dhe gazetarëve të tjerë në vende të ndryshme të botës. Josef Borrel kryetar i Asamblesë ftoi me këtë rast autoritetet ruse të bëjnë gjithçka që është e mundur për t'i sjell vrasësit para drejtësisë.
Më herët kryeministri çeçen, pro moskovit, Ramzan Kadyrov tha se nuk ka dorë në vrasjen e gazetarës ruse Anna Politkovskaya.
"Gazetarja Anna Politkovskaya nuk më ka penguar asgjë. Kur ka shkruar kritika të ashpëra, kemi mundur të mirremi me të, por çeçenët nuk i zgjidhin problemet në këtë mënyrë, veçanarisht jo me gratë. Mendoj se këta njerëz të cilët kanë urdhëruar vrasjen e saj, e kanë bërë sa për ta njollosur edhe një herë emrin tim", tha Kadyrov.
XS
SM
MD
LG