Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Kryeministri Agim Çeku tha se Kosova nuk do të pranojë asnjë zgjidhje që nuk përfshinë pavarësinë. Në një intervistë për agjencinë AP, zoti Çeku tha se "fuqishëm besojmë se në zgjidhje do të përfshihet pavarësia", pasi, sipas tij, "nuk ka tjetër zgjidhje". Ai mëtutje u shpreh se një marrëveshje do të arrihet deri në fund të këtij viti, përkundër kundërshtimeve të Serbisë ndaj kërkesave të Kosovës për pavarësi. Kryeministri i Kosovës akuzoi Beogradin se po nxitë frikë në mesin e serbëve të Kosovës, por ai thotë se nuk ka arsye që ata të frikësohen. "E ardhmja e Kosovës është në Evropë, si anëtare e familjes evropiane", tha kryeminsitri Çeku, në intervistën për agjencinë AP në Londër, ku dje u takua me zyrtarë britanikë.
XS
SM
MD
LG