Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Komandanti i lartë i armatës britanike, gjenerali Richard Dannat ka bërë ftesë për tërheqjen e shpejtë të trupave të Britanisë nga Iraku. Ai ka thënë se prania e tyre po e keqëson sigurinë në Irak dhe e ka ashpërasur kërcënimin e sigurisë çdokund në botë. Këto komente ai i bëri në një intervisët për gazetën londineze Daily Mail. Ministria britanike e mbrojtjes nuk ka pranuar ti komentoj këto deklarata, ndërsa deri tash nuk janë bërë komente as nga zyra e kryeministrit Tony Blair. Britania i ka 7 mijë ushtarë në Irak, kryesisht në pjesën jugore të këtij vendi.
XS
SM
MD
LG