Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Shefi i zyrës finlandeze në Kosovë Mark Lamanen dhe presidenti Fatmir Sejdiu kanë hedhur poshtë deklaratat se mund të ketë shtyrje të zgjidhjes së statusit të Kosovës. Lamanen, shteti i të cilit është kryesues i radhës së BE-së, ka thënë se pohimet e tilla nuk janë të bazuara në fakte. "Nuk ka ndonjë fakt që thotë se do të ketë shtyrje. Ende po vazhdojmë me rrugën që është vendosur dhe unë refuzojë të dëgjojë spekulime për shtyrje pa ndonjë bazë faktike", ka thënë Lamanen. Ndërsa sipas presidentit Fatmir Sejdiu, pala kosovare po vazhdon të punojë sipas afateve të parashikuara nga Grupi i Kontaktit. "Shtyrjet që mund të jenë të propozuara, paraqesin në përmbajtjen e tyre një hapësirë e cila do të krijonte gjendje jo të këndshme, të përgjithshme për procesin dhe qytetarët e Kosovës, sidomos në aspektet zhvillimore".
XS
SM
MD
LG