Ndërlidhjet

LONDËR


"Kosova nuk do të pranojë asnjë zgjidhje që nuk përfshin pavarësinë", i ka thënë kryeministri i Kosovës Agim Çeku agjencisë AP.
Çeku u shpreh i bindur se në zgjidhje do të përfshihet pavarësia, pasi sipas tij, "nuk ka zgjidhje tjetër". Ai tha se "një marrëveshje do të arrihet deri në fund të këtij viti, përkundër kundërshtimeve të Serbisë ndaj kërkesave të Kosovës për pavarësi". Kryeministri i Kosovës akuzoi Beogradin se po nxit frikë në mesin e serbëve të Kosovës, por sipas tij, nuk ka arsye që ata të frikësohen ngase e ardhmja e Kosovës, është në Evropë si anëtare e familjes evropiane".
XS
SM
MD
LG