Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica i ka ftuar serbët ta aprovojnë Kushtetutën e re, e cila Kosovën e deklaron pjesë integrale të Serbisë.
Në një intervistë për mediat serbe, Koshtunica tha se "aprovimi i Kushtetutës së re në referendumin që pritet të mbahet më 28 dhe 29 tetor, për të është më i rëndësishëm se sa t'i fitojë zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në dhjetor".
Ai shtoi se "Kushtetuta ka qenë e rëndësishme pasi që shumë qartë e definon Kosovën pjesë integrale të Serbisë" dhe ka shtuar se "kërkesa e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi është e pa justifikueshme".
XS
SM
MD
LG