Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Sot në Pragë është vënë gurthemeli i objektit të ri të radios "Evropa e Lirë", ndërtimi i të cilit do të kushtojë 15 milion dollarë.
Ministri i Jashtëm i Republikës së Çekisë, Aleksander Vondra tha se "ndërtesa e re do t'i mundësojë radios "Evropa e Lirë" ta vazhdojë luftën e saj për liri:
"Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për rëndësinë e vazhdueshme të Radios Evropa e Lirë në botë. Ne jemi mirënjohës për kontributin e saj dhe jemi krenar që Praga është bërë selia e këtij radio stacioni" tha Vondra.
Në këtë ceremoni e pranishme ishte edhe Colleen Graffy, zëvendëse e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit. "Ky gurëthemel nuk është vetëm për ndërtesën. Ai ka të bëjë me identitetin e kombit çek, i cili ashtu sikurse Radio Evropa e Lirë, përgjithmonë mbetet i lidhur me lirinë", tha Graffy duke lexuar deklaratën e nënsekretarës amerikane të shtetit për diplomacinë dhe çështjet publike Karen Hughes.
XS
SM
MD
LG