Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është pajtuar me tekstin e rezolutës për t'i vënë sanksione Koresë së Veriut pasi kjo e fundit, deklaroi se ka kryer prova të armëve bërthamore. Për arritjen e marrëveshjes njoftoi ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara John Bolton.
"Këshilli i Sigurimit është pajtuar në parim për tekstin e rezolutës e cila votohet nesër. Nuk e di kohën e saktë të votimit por besoj të jetë mëngjesin e nesërm. Mund të ketë ndryshime në plotësimin e tekstit përpara se ta votojmë rezolutën, por e rëndësishme është që kemi arritur marrëveshje unanime", tha Bolton.
Megjithatë, raportohet se Kina ende ka rezerva rreth masave që autorizojnë kontrollin e anijeve veri-koreane.
XS
SM
MD
LG