Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit e miratoi rezolutën për sanksionet ushtarake dhe financiare ndaj Koresë së Veriut për shkak të provës bërthamore që ky vend komunist e kreu në fillim të javës. Për rezolutën votuan të gjithë 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit. Rezoluta u miratua pasi Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca i tejkaluan dallimet me Rusinë dhe Kinën.
Rezoluta e hartuar nga Shtetet e Bashkuara parasheh embargo ndaj armëve të rënda si tanket, luftanijet, aeroplanët luftarakë dhe raketat. Por rezoluta në mënyrë të prerë e përjashton përdorimin e forcës.
Këshilli i Sigurimit tha se Korea e Veriut paraqet "kërcënim të qartë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare". Rezoluta gjithashtu kërkon nga Koreja e Veriut që t'i asgjësojë të gjitha armët bërthamore.
Ambasadori verikorean tha se vendi i tij "totalisht" e hedh poshtë rezolutën. Pak Gil Yon i tha Këshillit në një takim të hapur se Pheniani e ka kryer provën bërthamore për shkak të asaj që ai e quajti "politikë armiqësore" të Shteteve të Bashkuara. Ai tha se nëse Shtetet e Bashkuara e rritin presionin ndaj vendit të tij, Koreja e Veriut këtë do ta "konsiderojë si shpallje të luftës".
XS
SM
MD
LG