Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duhet të parashohë "pasoja të vërteta" nëse Pheniani nuk heq dorë nga programi bërthamor. Komentet u bënë ndërsa bashkësia ndërkombëtare përpiqet t'i konfirmojë pohimet e Koresë së Veriut se ky vend me sukes e kreu provën bërthamore. Sot disa agjenci të lajmeve cituan zyrtarë amerikanë të kenë thënë se Shtetet e Bashkuara kanë gjetur elemente radioaktive në analizat ajrore, por sipas raporteve, këto të dhëna ende nuk janë konfirmuar.
"Qëllimi ynë mbetet i qartë: paqe dhe siguri në Azinë Verilindore, dhe një siujdhesë të Koresë pa armë bërthamore. Ne do të bëjmë atë është e nevojshme për t'i arritur këto qëllime. Ne do t'i mbështesin aleatët tanë në rajon, do të punojmë me Kombet e Bashkuara, dhe të gjithë së bashku do të sigurohemi që Koreja e Veriut të përballet me pasoja të vërteta nëse e vazhdon rrugën që tash e ndjek", tha Bush.
XS
SM
MD
LG