Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Një person i armatosur ka vrarë sot një familje dhjetë anëtarëshe në Bagdad, kryesisht gra dhe fëmijë.
Në zhvillime të tjera policia irakiane zbuloi 14 trupa të pajetë që besohet të jenë viktima të dhunës sektare.
Po sot, ambasada amerikane njoftoi se një shtetas amerikan dhe 5 bashkëpunëtorët e tij irakianë janë dënuar me vdekje në Bagdad për rrëmbimin e tre gazetarëve rumunë. Mediat rumune e identifikuan amerikanin si Mohammed Munaf, i cili punonte si përkthyes për gazetarët.
Gazetarët u rrëmbyen nga një bandë irakiane në mars, 2005, dhe u liruan pas dy muajsh.
XS
SM
MD
LG