Ndërlidhjet

KABUL


Ministria e Jashtme e Italisë ka konfirmuar kidnapimin e fotoreporterit italian Gabriele Torsela nga ana e militantëve afganë.
Mësohet se Gabriele Torsela është kidnapuar derisa udhëtonte në rrugën ndërmjet provincës Helmand dhe Kandahar në Afganistan.
Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara në Afganistan Alem Sidikue lidhur me këtë rast ka thënë:
"Jemi në dijeni të raporteve sipas të cilave një fotoreporter italian është kidnapuar. Ky kidnapim ka pasuar incidentin tragjik në të cilin ishin vrarë dy gazetarë gjerman. Këto zhvillime janë shumë shqetësuese si për bashkësinë ndërkombëtare, ashtu edhe për autoritetet afgane", ka thënë zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara Alem Sidikue.
XS
SM
MD
LG