Ndërlidhjet

LONDËR


Shtyrjet në vendimin e Kombeve të Bashkuara për të ardhmen e Kosovës, rrezikojnë të shkaktojnë "jostabilitet politik" në rajon, ka thënë kryeministri Agim Çeku, në një intervistë për të përditshmën londineze, Financial Times.
"Populli i Kosovës ka dëgjuar deklaratat e Grupit të Kontaktit se procesi, do të përfundojë deri në fund të vitit", tha Çeku dhe shtoi se shtyrja do të çojë në "pakënaqësi të madhe, humbje të kredibilitetit në proces, në qeveri si dhe do të shkaktojë jostabilitet politik".
XS
SM
MD
LG