Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu ka përsëritur sot në Karagjorgjevë të Vojvodinës se Kosova duhet ta fitojë pavarësinë, ndërsa presidenti serb Boris Tadiq e përsëriti kundërshtimin e Beogradit për ndryshimin e kufijëve dhe u angazhua për një zgjidhje kompromisi për statusin e Kosovës.
Pas takimit të presidentëve të shtatë vendeve të Evropës Juglindore, kushtuar luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, Moisiu tha se "qëndrimi i Shqipërisë është i njohur" dhe se ajo angazhohet për pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen sa më të shpejtë të statusit të saj.
"Shqipëria nuk refuzon kompromisin por kjo është vetëm mënyrë për zgjidhjen e çështjes së statusit dhe nuk është zgjidhje" tha Moisiu duke vlerësuar se me zgjidhjen e statusit të Kosovës do të përmirësohet situata në rajon.
Tadiç ndërkaq tha se statusi i Kosovës duhet të zgjidhet me kompromis dhe të jetë i pranueshëm për të dyja palët.
"Serbia kundërshton ndryshimin e kufijëve sepse kjo do të shkaktonte destabilizimin e rajonit", ka thënë Tadiç.
XS
SM
MD
LG