Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kërkuan që Kina në tërësi t'i zbatoj sanksionet e reja të OKB-së ndaj Koresë Veriore. Pekini zyrtarë tha se nuk ka ndërmend të bëjë kontrolle të ashpra të transporteve, siç kërkohet në rezolutë. Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Bolton tha se Kina e ka obligim të veproj sipas rezolutës që unanimisht u miratua nga Këshilli i Sigurimit.
"Duhet ta keni parasysh se Kina votoi në favor të kësaj rezolute, që është nën kapitullin 7 të Kartës së OKB-së dhe, rrjedhimisht, duhet t'i nënshtrohet asaj. Prandaj nuk ka asnjë arsye që të besohet se ata nuk do t'i respektojnë parimet e rezolutës", tha Bolton.
Ndërkaq i dërguari i posaçëm amerikan për programet bërthamore të Koresë Veriore, Kristofer Hill, me të arritur në Tokio tha se "SHBA-të dhe Japonia duhet ta inkurajojnë Korenë Veriore që të ndjekë rrugë tjetër pas deklarimit për prova bërthamore".
"Dëshirojmë të bisedojmë për zbatimin e rezolutës së OKB-së ndaj Koresë Veriore, dhe poashtu për masat tjera që duhet ndërmarrë me qëllim që të sigurohemi se Pheniani nuk ka mundësi të gjej teknologji ose mjete financiare për të vazhduar me programet bërthamore", tha Hill.
Ndërkaq kryeministri japonez Shinzo Abe tha se vendi i tij nuk do t'i vazhdojë bisedimet mbi zhvillimin e programeve bërthamore si kundërpërgjigje ndaj Koresë Veriore për provat e deklaruara javën që shkoi.
XS
SM
MD
LG