Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk e ka miratuar iniciativën që Kuvendi të shpallë referendumin për pavarësinë e Kosovës. Ka qenë kjo kërkesë e 7 deputetëve, e partive politike, shoqatave nga Gjilani dhe Vitia, bërë publike edhe në seancën e fundit të Kuvendit. Mirëpo, pas takimit të sotëm të kryesisë së Kuvendit, anëtarët e pozitës dhe opozitës kanë vlerësuar se është herët për të organizuar referendum.
Sabri Hamiti, anëtar i Kreysisë nga radhët e LDK-së, tha se këtë kërkesë nuk mund ta miratojë kryesia, pasi që kërkohet diskutim më i gjerë.
Anëtari i Kryesisë nga radhët e PDK-së Xhavit Haliti thotë se Kosova nuk ka nevojë që të imitojë veprimet e Serbisë dhe Malit të Zi.
Ndërsa Gazmend Muhaxheri nga partia politike Ora, thotë se për referendum kurrë nuk është vonë.
Përndryshe, në seancën e radhës, që do të mbahet më 19 tetor, Kuvendi do të debatojë për gjendjen e sigurisë, ku para deputetëve do të paraqitet ministri i Rendit Fatmir Rexhepi.
XS
SM
MD
LG