Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian i kanë bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit të angazhohen në mënyrë konstruktive me Martti Ahtisaarin për t'i tejkaluar dallimet mes pozicioneve dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme provokative.
Këto porosi, ministrat e BE-së i kanë dërguar përmes konkluzave, të cilat para pak qastesh janë miratuar në takimin e tyre në Luksemburg.
Sa i përket Kosovës, në konkluzat e miratuara, ministrat kanë përkujtuar edhe deklaratën e Grupit të Kontaktit nga takimi i Nju Jorkut, se tentimi për të arritur marrëveshje të negociuar, nuk duhet të vë në hije faktin se asnjëra palë nuk mundet në mënyrë të njëanshme të vonojë apo bllokojë ecjen përpara të këtij procesi.
XS
SM
MD
LG