Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Misioni i UNOSEK-ut, do të vazhdohet nëse ka nevojë, por tash për tash Martti Ahtisaari punon vetëm sipas afatit të caktuar nga Grupi i Kontaktit, që deri në fund të vitit të paraqesë propozimin e tij për statusin përfundimtar të Kosovës", tha për radios "Evropa e Lirë", Hua Jiang, zëdhënëse e UNOSEK-ut.
“Kontrata e Ahtisaarit dhe e stafit të tij do të vazhdohet nëse ka nevojë. Por, sa i përket procesit, Ahtisari ka bërë të qartë edhe dje se është vetëm një afat kohor i Grupit të Kontaktit, se deri në fund të vitit duhet të paraqitet propozimi për statusin. Ne nuk kemi parë indikacione nga Grupi i Kontakti që ky afat të shtyhet”, tha Jiang.
“Nuk flasim për status të imponuar sepse nuk e dimë se si do të jetë statusi i ardhshëm dhe ka do të vendosë Këshilli i Sigurimit. Mendoj se në këtë fazë është shumë herët për të spekuluar”, tha Hua Jiang.
XS
SM
MD
LG