Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


"Misioni i UNOSEK-ut, do të vazhdohet nëse ka nevojë, por tash për tash Martti Ahtisaari punon vetëm sipas afatit të caktuar nga Grupi i Kontaktit, që deri në fund të vitit të paraqesë propozimin e tij për statusin përfundimtar të Kosovës", tha për radion "Evropa e Lirë", Hua Jiang, zëdhënëse e UNOSEK-ut. “Kontrata e Ahtisaarit dhe e stafit të tij do të vazhdohet nëse ka nevojë. Por, sa i përket procesit, Ahtisari ka bërë të qartë edhe dje se është vetëm një afat kohor i Grupit të Kontaktit, se deri në fund të vitit duhet të paraqitet propozimi për statusin. Ne nuk kemi parë indikacione nga Grupi i Kontakti që ky afat të shtyhet”, tha Jiang.
XS
SM
MD
LG