Ndërlidhjet

TIRANË


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, tha se zgjidhja e statusit të Kosovës është në interes të forcave demokratike dhe të Serbisë në tërësi.
"Beogradi është jo realist në qëndrimin ndaj Kosovës, zgjidhja e statusit duhet të bëhet brenda këtij viti", tha Berisha pas takimit me shefin e UNMIK-ut Joachim Ruecker.
Ndërsa, shefi i UMNIK-ut, Joachim Ruecker tha se ka besim të plotë që nën udhëheqjen e Ahtisarit do të gjendet një zgjidhje e shpejtë dhe e plotë për statusin e Kosovës.
"Gjatë takimit me kryeministrin Berisha, e vlerësuam shumë punën që ka bërë Grupi Negociator nga pikëpamja jonë. Dhe kemi besim që të gjithë aktorët janë të interesuar për të ndihmuar në zgjidhjen e statusit të Kosovës", ka thënë Ruecker.
XS
SM
MD
LG