Ndërlidhjet

logo-print

PEKIN


Kina i bëri thirrje Koresë së Veriut të mos i shkallëzojë tensionet pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi sanksione kundër Phenianit.
Në Seul, ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Kristofer Hill i bëri thirrje Republikës Demokratike Popullore të Koresë të sillet me përgjegjësi.
"Mendoj se provën e dytë bërthamore të Phenianit, të gjithë do ta shihnim si përgjigjje mospërfillëse të Koresë së Veriut ndaj komunitetit ndërkombëtar. Prandaj mendoj se komuniteti ndërkombëtar nuk do të ketë zgjidhje tjetër përpos që për këtë gjë t'i përgjigjet shumë qartë Koresë Veriore", tha Kristofer Hill.
Sot Bashkimi Evropian e dënoi fuqishëm provën bërthamore të Koresë Veriore dhe tha se do të ndërmarrë masa të menjëhershme për t'i vënë në jetë sanksionet e Kombeve të Bashkuara.
Ndërkaq, Korea Veriore e cilësoi "shpallje lufte" rezolutën e Këshillit të Sigurimit për zbatimin e sanksioneve për shkak të provës bërthamore.
XS
SM
MD
LG