Ndërlidhjet

TOKIO


Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs, tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë "përkrahje të plotë" në sferën e sigurisë për Japoninë, me qëllim të zbutjes së kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut. Këto komente, Rajs i bëri në konferencën për shtyp në Tokio.
"Poashtu diskutuam për rëndësinë e aleancës tonë të mbrojtjes në këtë moment kritik. I rikonfirmova ministrit të Jashtëm Aso dhe do ta rikonfirmojë edhe në takimin me kryeministrin Shinzo Abe, përkushtimin e Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e Japonisë në përputhje me të gjitha rregullat dhe përkushtimet, përfshi marrëveshjen për mbrojtje të dyanshme të arritur në vitin 1960", tha Rajs.
Rajs po qëndron sot për vizitë në Japoni ndërsa gjatë javës do të viziton edhe Korenë Jugore, Rusinë dhe Kinën.
XS
SM
MD
LG