Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kryeministri kroat Ivo Sanader tha se është i kënaqur me përkrahjen e presidentit amerikan George Bush që i dha Kroacisë, për tu anëtarsuar në NATO brenda dy vitesh.
Pas takimit që u mbajt mbrëmë vonë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, Bush tha se do t'i rekomandoj samitit të NATO-s që do të mbahet në Riga më 28 dhe 29 nëntor, hyrjen e Kroacisë në NATO deri në vitin 2008. Bush poashtu përkrahu anëtarsimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian.
"Kroacia ka bërë përpjekje të mëdha në reformat në sektorin e mbrojtjes dhe natyrisht do t'i vazhdojë ato", ka thënë kreu i Qeverisë kroate Ivo Sanader.
XS
SM
MD
LG