Ndërlidhjet

MOSKË


Kryeministri izraelit Ehud Olmert është takuar sot me presidentin rus Vladimir Putin.
Olmert tha se në fokus të takimit ka qenë "gjithçka që lidhet me problemin e Iranit, që njëherësh shqetëson të gjithë". Kryeministri Olmert, i ka kujtuar Putinit në këtë takim, premtimet e tij para një viti se "raportet e Rusisë në Lindjen e Mesme, nuk do të jenë të njëanshme, ndërsa Putin tha se "viteve të fundit marrëdhëniet ndërmjet Federatës Ruse dhe Izraelit, kanë siguruar cilësi krejtësisht të re. Ata janë bërë më të besueshëm. Ne e kemi ndryshuar rrënjësisht qëndrimin tonë ndaj bashkëatdhetarëve tanë, ngase mendojmë për ta si të ishin bashkëatdhetarë tanë që u larguan nga Rusia dhe republikat e Bashkimit Sovjetik, për të jetuar përherë në Izrael", tha Putin.
Ndërkohë, duke folur rreth programeve bërthamore të Iranit, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, tha se aksionet ndërkombëtare ndaj programeve bërthamore të Teheranit duhet të jenë në proporcion me situatën reale në Iran. Ai shtoi se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore nuk ka raportuar për praninë e kërcënimit të paqes dhe sigurisë.
XS
SM
MD
LG