Ndërlidhjet

BRUKSEL


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari tha se mbetet i përkushtuar që planin e tij për statusin e Kosovës ta paraqesë deri në fund të këtij viti. Në këtë kuadër, ai tha: "Mesazhi im është qartë, nuk ka ndryshime në planet e mia". Ahtisaari poashtu u shpreh se për këtë çështje nuk vendosë ai vetë, por Grupi i Kontaktit.
Këto komente Martti Ahtisaari i bëri sot në Bruksel pas takimit me Këshillin e NATO-s. Sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jap de Hoop Scheffer tha se "NATO i jep mbështetje të plotë punës së Ahtisaarit". Ai shtoi se "është e domosdoshme që në Kosovë të mbretëroj qetësia".
Në orët e vona të pasditës, Ahtisaari është takuar me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana.
XS
SM
MD
LG