Ndërlidhjet

PODGORICË


Organizata për të Drejtat e Njeriut "Amnesty International", i ka bërë thirrje Malit të Zi të filloj hetime të plota dhe të pavarura mbi torturat e policisë ndaj të burgosurve shqiptarë të dyshuar për terrorizëm. Tre nga shqiptarët e burgosur janë qytetarë amerikanë nga Michigeni, ndërsa 2 të tjerë janë shtetas amerikanë. Sipas "Amnesty International", 14 të burgosurit shqiptarë janë ankuar për keqtrajtim dhe tortura në disa raste.
Ata janë arrestuar më 9 shtator, në natën e zgjedhjeve të përgjithshme në Mal të Zi dhe janë akuzuar për terrorizëm. Liderë të partive shqiptare në këtë vend, thanë se arrestimet, paraqesin provokim politik ngase shumica e të dyshuarve kanë qenë përkrahës ose anëtarë të partive politike shqiptare.
XS
SM
MD
LG