Ndërlidhjet

TIRANË


Një studenteje në Universitetin e Durrësit, i është ndaluar pjesëmarrja në mësim me shami në kokë, njoftuan zyrtarë të Universitetit.
"Studentët duhet t'i respektojnë rregullat e shkollimit në Shqipëri, që në këtë vend janë sekulare", ka thënë Agim Kukeli, zëvendës rektor i Universitetit të Durrësit.
Behije Hoxha 19 vjeçe, përpara se të fillonte studimet për gjuhën angleze në Universitetin e Durrësit, kishte mbaruar shkollën mbi fenë Islame.
Ndërkohë, Saimir Rusheku, udhëheqës i lartë mysliman në Shqipëri, kritikoi këtë vendim, duke thënë se "askush nuk ka të drejtë t'ju imponojë të tjerëve se si të vishen, është thjeshtë zgjidhje personale".
XS
SM
MD
LG