Ndërlidhjet

TOKIO


Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs, tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë "përkrahje të plotë" në sferën e sigurisë për Japoninë, me qëllim të zbutjes së kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut. Këto komente, Rajs i bëri në konferencën për shtyp në Tokio.
Në takimet me zyrtarë të lartë japonezë, Rajs ka rikonfirmuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e Japonisë në përputhje me të gjitha rregullat dhe përkushtimet, përfshi marrëveshjen për mbrojtje të dyanshme të arritur në vitin 1960.
XS
SM
MD
LG