Ndërlidhjet

PRISHTINË


Mandati i të dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari është shtyrë deri në qershor të vitit të ardhshëm, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Hua Jiang, zëdhënësja e zotit Ahtisaari. Jiang ka sqaruar se ky vendim është marrë për shkaqe administrative.
"Por, kjo nuk don të thotë se i tërë procesi do të zvarritet deri në përfundim të mandatit tonë", tha Jiang.
Zonja Jiang gjithashtu ka sqaruar se zoti Ahtisaari është duke punuar në bazë të kornizave që i ka përcaktuar Grupi i Kontaktit, qëndrimi i të cilit është që statusi i Kosovës të zgjidhet brenda këtij viti.
XS
SM
MD
LG