Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON/SEUL


Presidenti George Bush tha se Koreja e Veriut mund të ballafaqohet me "pasoja të rënda" nëse përpiqet t'i shesë armë Iranit apo Al Kaidës. Duke folur në televizionin amerikan, Bush tha se Shtetet e Bashkuara do të pengojnë çdo transfer të armëve nga Koreja e Veriut.
Ndërkohë pas takimit në Seul me homologun e saj jug-korean Ban Ki Moon, sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs paralajmroi "pasoja më të ashpra" ndaj Koresë së Veriut, nëse kjo e fundit realizon provën e dytë bërthamore.
"Shtetet e Bashkuara pajtohen në fakt me qëllimin e Rezolutës 1718 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që në Gadishulin koreanë të mos ketë armë bërthamore. Kjo do të thotë që do të ishte zgjidhja më e mirë për Korenë e Veriut t'i kthehet bisedimeve gjashtëpalëshe", tha Rajs.
XS
SM
MD
LG