Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 7 veta e kanë humbër jetën nga shpërthimi vetëvrasës i një kamioni me karburant në qytetin irakian Mosul. Raportohet se numri i viktimave mund të jetë më i madh. Ndërkohë në një shpërthim tjetër në qytetin Kirkuk kanë humbur jetën së paku 8 veta.
Po sot u raportua se 2 ushtarë amerikanë e humbën jetën në Irak, duke e çuar në 71 numrin e ushtarëve të vrarë vetëm gjatë muajit tetor.
Më herët, ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se 8 ushtarë amerikanë do të përballen me gjykatën ushtarake. Katër prej tyre akuzohen për dhunimin e një vajze irakiane dhe vrasjen e familjes së saj në Mahmudiya.
XS
SM
MD
LG