Ndërlidhjet

logo-print

PARIS


“Franca mbështetë Ahtisaarin dhe pret përparimet që ai do t'i bëjë", citohet të ketë thënë ministri i Jashtëm francez Philip Douste-Blazy pas takimit me kryeministrin e Kosovës Agim Çeku.
Në komunikatën e lëshuar nga zyra e kryeministrit Çeku, ministri Blazy citohet të ketë thënë se nuk është ithtar i shtyrjes së procesit të statusit.
"Zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të përfundojë sa më shpejtë, në përputhje me vullnetin e popullit shumicë dhe garantimin e nevojshëm për komunitetin pakicë”, ka thënë Blazy.
Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka vlerësuar rolin shumë konstruktiv të Francës në kuadër të Grupit të Kontaktit. Ai ka shtuar se populli i Kosovës dëshiron një të ardhme evropiane.
"Ndërtimi i shtetit të Kosovës është shprehje e këtij vullneti dhe gatishmërie”, ka nënvizuar Çeku. Kryeministri i Kosovës Agim Çeku po viziton Parisin me ftesë të qeverisë franceze.
XS
SM
MD
LG