Ndërlidhjet

PRISHTINË


Është nënshkruar sot marrëveshja për Tregëti të Lirë mes Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës.
Tregëtia midis Kosovës dhe Bosnjes do të jetë plotësisht e liberalizuar nga 1 dhjetor 2006, kur marrëveshja hyn në fuqi. Marrëveshja është nënshkruar sot në Bruksel nga Ministri për Tregëti dhe Industri i Kosovës, Bujar Dugolli, pastaj zëvendës ministri i Jashtëm i Bosnjes Anton Rill dhe Andrea Vitkovski zyrtar i UNMIK-ut.
"Marrëveshja për Tregëti të Lirë me Bosnje Hercegovinën është hapi më i ri i Kosovës në rrugën për t'i zënë vendet e rajonit, të cilat kanë themeluar rrjetin e tregëtisë bilaterale të lirë", ka thënë Vitkovski.
Marrëveshje të tilla janë arritur më herët edhe me Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë.
XS
SM
MD
LG