Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Një ushtar amerikan i KFOR-it është sulmuar dhe lënduar nga tre civilë në një pompë të benzinës në Ferizaj, ka kumtuar sot ushtria e Shteteve të Bashkuara. Në njoftim mëtutje thuhet se së paku njëri nga sulmuesit fliste shqip. Koloneli William Smith, zëvendës komandant i Brigadës Shumëkombëshe të KFOR-it në sektorin lindor, këtë sulm e ka cilësuar si të patolerueshëm dhe ka thënë se "do të bëjmë çmos për ti gjetur personat përgjegjës".
XS
SM
MD
LG